PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9734, DATË 14.5.2007 “PËR TURIZMIN”
Ligji nr. 9930, datë 9 qershor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9930
- Data e miratimit
- 9 qershor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 102, 1 korrik 2008
- Hyn në fuqi
- 16 korrik 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2008-07-01
LIGJ
Nr.9930, datë 9.6.2008
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9734, DATË 14.5.2007 “PËR
TURIZMIN”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pikat 5 e 8 shfuqizohen.
2. Pika 12 ndryshohet si më poshtë:
“12. “Njësi akomoduese” është struktura, në pronësi apo përdorim të personave fizikë ose
juridikë, të cilët vënë në dispozicion të klientëve vendas dhe të huaj, individë apo të organizuar në
grupe, shërbimet e fjetjes, të ushqimit, pijes, si dhe lehtësitë e duhura, në objekte komode, kushte
të mira pritjeje, nga një staf i kualifikuar, për një kohë qëndrimi të papërcaktuar.
Në një njësi akomoduese përfshihen:
a) “Hotel”, një ndërtesë ose një grup ndërtesash, të pavarura nga ndonjë vendndodhje
ndërtimi tjetër, me jo më pak se 6 dhoma, brenda një parcele të vetme toke, ku akomodimi,
shërbimet shtesë dhe komoditeti ofrohen për publikun nga një staf i kualifikuar.
b) “Fshat turistik”, struktura komplekse akomoduese, ku ndërtes at nuk e kalojnë lartësinë
e tri kateve, me vendndodhje në zona turistike, brenda një parc ele të vetme toke dhe të
përcaktuar, që ofron, në mënyrë të përqendruar, gamën më të plo të të shërbimeve akomoduese
turistike, shërbimet e veprimtarive sportive, argëtuese dhe çlodhëse, nga një staf i kualifikuar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.