Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit "Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimit të bujqësisë"

Ligji nr. 98/2023, datë 14 dhjetor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
98/2023
Data e miratimit
14 dhjetor 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 193, 29 dhjetor 2023
Hyn në fuqi
13 janar 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 193, datë 2023-12-29

LIGJ

Nr. 98/2023

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM

DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “QËNDRUESHMËRIA

NDAJ KLIMËS DHE ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit “Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimit të bujqësisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 14.12.2023.

Shpallur me dekretin nr. 393, datë 27.12.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

NUMRI I HUAS 94890-AL

MARRËVESHJA E HUAS

(PROJEKTI “QËNDRUESHMËRIA NDAJ KLIMËS DHE ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË”)

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

MARRËVESHJE HUAJE

Marrëveshje e datës së nënshkrimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë (“Huamarrësi”) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (“Banka”). Huamarrësi dhe Banka me anë të kësaj bien dakord si më poshtë:

Neni I

Kushtet e Përgjithshme; Përkufizimet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.