Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, "Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope", të ndryshuar
Ligji nr. 99/2023, datë 14 dhjetor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 99/2023
- Data e miratimit
- 14 dhjetor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 5 janar 2024
- Hyn në fuqi
- 20 janar 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 2024-01-05
LIGJ
Nr. 99/2023
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7975, DATË 26.7.1995,
“PËR BARNAT NARKOTIKE DHE LËNDËT PSIKOTROPE”, TË NDRYSHUAR
( ndryshuar me Aktin nr. 2294-1, datë 7.6.2024)
(i përditësuar)
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Kudo në tekstin e ligjit emërtimet “ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit” dhe “ministri i Shëndetësisë” zëvendësohen me fjalët “ministri përgjegjës për shëndetësinë”, emërtimi “ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit” zëvendësohet me fjalët “ministri përgjegjës për bujqësinë” dhe emërtimi “ministri i Rendit Publik” zëvendësohet me fjalët “ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike”.
Neni 2
Në nenin 4 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Paragrafi i fundit ndryshohet si më poshtë:
“Tabela II ndahet në dy grupe, A dhe B, sipas masave të kontrollit që zbatohen për to. Tabela III ndahet në tri grupe: A, B dhe C, sipas masave të kontrollit që zbatohen për to.”.
2. Në fund të nenit 4 shtohet paragraf i ri me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.