PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9461, DATË 21.12.2005 “PËR NOMENKLATURËN E MALLRAVE DHE TARIFËN DOGANORE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 9982, datë 8 shtator 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9982
- Data e miratimit
- 8 shtator 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 143, 22 shtator 2008
- Hyn në fuqi
- 7 tetor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2008-09-22
LIGJ
Nr.9982, datë 8.9.2008
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9461, DATË 21.12.2005 “PËR
NOMENKLATURËN E MALLRAVE DHE TARIFËN DOGANORE”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9461, datë 21.12.2005 “Për nomenklaturën e mallrav e dhe tarifën doganore”,
të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Kudo në ligj fjalët “Nomenklatura e mallrave” zëvendësohen me fjalët “Nomenklatura e
kombinuar e mallrave (NK)”.
Neni 2
Pas nenit 1 shtohet neni 1/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 1/1
Në rastet e bashkimeve të kodeve të nomenklaturës së kombinuar të mallrave me nivele
të ndryshme tarifore zbatohet, në çdo rast, niveli më i ulët ta rifor, me përjashtim të rasteve kur,
me ligj të veçantë, parashikohet ndryshe.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5886, datë 17.9.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.