PËR FALJEN E DETYRIMEVE DOGANORE DHE TATIMORE, TË DETYRIMEVE TË PRAPAMBETURA TË TAKSËS VJETORE TË QARKULLIMIT RRUGOR TË MJETEVE E TË TAKSËS SË REGJISTRIMIT TË PËRVITSHËM TË MJETEVE, SI DHE TË GJOBAVE E KAMATËVONESAVE TË PAPAGUARA TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË DETYRUESHME SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE
Ligji nr. 9986, datë 8 shtator 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9986
- Data e miratimit
- 8 shtator 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 143, 22 shtator 2008
- Hyn në fuqi
- 7 tetor 2008
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2008-09-22
LIGJ
Nr.9986, datë 11.9.2008
PËR FALJEN E DETYRIMEVE DOGANORE DHE TATIMORE, TË DETYRIMEVE TË
PRAPAMBETURA TË TAKSËS VJETORE TË QARKULLIMIT RRUGOR TË
MJETEVE E TË TAKSËS SË REGJISTRIMIT TË PËRVITSHËM TË MJETEVE, SI
DHE TË GJOBAVE E KAMATËVONESAVE TË PAPAGUARA TË KONTRIBUTEVE
TË SIGURIMEVE TË DETYRUESHME SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
FALJA E DETYRIMEVE TATIMORE DHE DOGANORE
Neni 1
Personave fizikë e juridikë, që janë debitorë ndaj administratës doganore dhe
administratës tatimore, të evide ntuar dhe të kontabilizuar pa vendime administrative përkatëse
apo me vendime administrative të panjoftuara brenda afateve lig jore, të parashikuara në Kodin
Doganor të Republikës së Shqipërisë dhe në ligjin për procedurat tatimore, u falet detyrimi
doganor dhe tatimor, së bashku me komponentët, gjobat dhe kamatëvonesat.
Neni 2
Personave fizikë e juridikë, debitorë ndaj administratës dogano re dhe administratës
tatimore, që janë aktualisht të evidentuar dhe të kontabilizuar si të tillë në këto dy administrata,
për të cilët procedura e evidentimit, marrjes së vendimit admin istrativ përkatës, si dhe njoftimit të
tij debitorit është bërë në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.