PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8331, DATË 21.4.1998 “PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE”
Ligji nr. 10024, datë 27 nëntor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10024
- Data e miratimit
- 27 nëntor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 190, 31 dhjetor 2008
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 190, datë 2008-12-31
LIGJ
Nr.10 024, datë 27.11.2008
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8331, DATË 21.4.1998 “PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8331, datë 21.4.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 1, paragrafi i dytë shfuqizohet.
Neni 2
Në nenin 16 bëhen këto ndryshime:
a) Titulli ndryshohet si më poshtë:
“Detyrat e Policisë së Shtetit”.
b) Në paragrafin e parë, fjalët “Ministria e Brendshme, nëpërmjet Policisë së Rendit,” zëvendësohen me fjalët “Policia e Shtetit”.
c) Në paragrafin e dytë, fjalët “Ministria e Rendit” zëvendësohen me fjalët “Policia e Shtetit”.
ç) Paragrafi i tretë ndryshohet si më poshtë:
“Policia e Shtetit, në bazë të një kërkese ose me nismën e vet, mbështet veprimet e policisë gjyqësore, të policisë ushtarake, policisë së burgjeve dhe të organeve të tjera përkatëse, të ngarkuara, sipas këtij ligji, për ekzekutimin e vendimeve penale, që kanë marrë formë të prerë apo që kanë ekzekutim të menjëhershëm.”.
Neni 3
Neni 17 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 17
Ekzekutimi nga shërbimi i përmbarimit gjyqësor
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.