PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10023, datë 27 nëntor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10023
- Data e miratimit
- 27 nëntor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 190, 31 dhjetor 2008
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 190, datë 2008-12-31
LIGJ
Nr.10 023, datë 27.11.2008
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 “KODI
PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,
bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në fund të nenit 7 shtohet shkronja “j” me këtë përmbajtje:
“j) vepra penale në fushën e teknologjisë së informacionit.”.
Neni 2
Neni 58 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 58
Gjysmëliria
Për dënimin deri në një vit burgim, gjykata, për shkak të detyr imeve të personit të dënuar
për punën, arsimin, kualifikimin ose aftësimin profesional, për gjegjësitë thelbësore familjare apo
për nevojën për trajtim ose rehabilitim mjekësor, mund të vendo së ekzekutimin e vendimit me
burgim me gjysmëliri.
Personi i dënuar, që vuan dënimin me gjysmëliri, është i detyruar tё kthehet në burg, pasi
të ketë kryer detyrimet jashtë burgut, brenda periudhës kohore të përcaktuar nga gjykata.
Kur personi i dënuar nuk përmbush detyrimet, sipas këtij neni, zbatohet neni 62 i këtij
Kodi.”.
Neni 3
Neni 59 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 59
Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.