Ligj

Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike

Ligji nr. 100/2023, datë 14 dhjetor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
100/2023
Data e miratimit
14 dhjetor 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 3 janar 2024
Hyn në fuqi
3 prill 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 2024-01-03

LIGJ

Nr. 100/2023

PËR LLOGARINË E PAGESAVE ME SHËRBIME BAZIKE 1

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe kushteve për hapjen dhe përdorimin e llogarisë

së pagesave me shërbime bazike për konsumatorët dhe rezidentët në Republikën e Shqipërisë,

pavarësisht nivelit

të aftësisë paguese brenda

Republikës së Shqipërisë.

të të ardhurave, statusit

të punësimit, historikut

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është garantimi i së drejtës për aksesin në një llogari pagese me shërbime bazike

për konsumatorët, si një mjet i domosdoshëm për të mundësuar pjesëmarrjen e konsumatorëve në

tregun financiar, bazuar në interesin e tyre të vërtetë për të pasur një llogari të tillë, e cila do t’i lejojë ata

të marrin përfitimet që sjell tregu financiar.

Neni 3

Fusha e zbatimit

Subjekte të këtij ligji janë bankat dhe degët e bankave të huaja që ushtrojnë aktivitetin në Republikën

e Shqipërisë.

Neni 4

Përjashtimi nga fusha e zbatimit

Ky ligj nuk zbatohet për llogaritë e pagesave për personat

juridikë, mikrondërmarrjet dhe

ndërmarrjet e vogla e personat fizikë tregtarë.

Neni 5

Përkufizime

1. Për qëllime të zbatimit të këtij

ligji, termat e përdorur kanë të njëjtin kuptim me termat e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.