Ligj

PËR LOJËRAT E FATIT

Ligji nr. 10033, datë 11 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10033
Data e miratimit
11 dhjetor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 192, 31 dhjetor 2008
Hyn në fuqi
15 janar 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 192, datë 2008-12-31

LIGJ

Nr.10 033, datë 11.12.2008

PËR LOJËRAT E FATIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është të krijojë kuadrin e nevojshëm ligjor për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të lojërave të fatit, lejimin e organizatorëve dhe licencimin e tyre për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit, si dhe mbikëqyrjen e kësaj veprimtarie.

Neni 2

Objekti

Ky ligj përcakton llojet e lojërave të fatit, kushtet, kriteret dhe procedurat, që rregullojnë këtë veprimtari në Republikën e Shqipërisë, si dhe detyrat, përgjegjësitë dhe bashkëpunimin e strukturave përgjegjëse për monitorimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit.

Neni 3

Fusha e zbatimit

Fusha e zbatimit të këtij ligji përfshin subjektet, që ushtrojnë veprimtarinë sipas kategorive të lojërave të fatit, të parashikuara në nenin 5 të këtij ligji dhe autoritetin e mbikëqyrjes dhe të kontrollit të tyre.

Neni 4

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Lojëra fati” janë lojërat e përcaktuara në këtë ligj, ku pjesëmarrësit paguajnë një shumë të caktuar dhe u jepet mundësia e fitimit në para, sende apo të drejta të tjera, ku faktori fat ka ndikim të drejtpërdrejtë si në fitimin, ashtu edhe në humbjen e pjesëmarrësve në secilën lojë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.