PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN NDËRKOMBËTARE PËR ULLIRIN DHE VAJIN E ULLIRIT
Ligji nr. 10028, datë 11 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10028
- Data e miratimit
- 11 dhjetor 2008
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 193, 31 dhjetor 2008
- Hyn në fuqi
- 1 janar 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 193, datë 2008-12-31
LIGJ
Nr.10 028, datë 11.12.2008
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN NDËRKOMBËTARE PËR ULLIRIN DHE VAJIN E ULLIRIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen ndërkombëtare për ullirin dhe vajin e ullirit” të vitit 2005.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2009.
Shpallur me dekretin nr.5979, datë 29.12.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
E përditësuar: janar 2008
KONFERENCA E KOMBEVE TË BASHKUARA PËR TREGTINË DHE ZHVILLIMIN
MARRËVESHJA NDËRKOMBËTARE PËR
VAJIN E ULLIRIT DHE ULLINJTË E TAVOLINËS, 2005
KOMBET E BASHKUARA
HYRJE
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Negocimin e Marrëveshjes Pasardhëse të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Vajin e Ullirit dhe Ullinjtë e Tavolinës, 1986, e amenduar dhe e zgjeruar, 1993, u mbajt në Palais des Nations, Gjenevë, nga data 25 deri 29 prill 2005. Palët e Marrëveshjes ekzistuese dhe të gjitha shtetet anëtare të UNCTAD, si dhe disa agjenci të specializuara të interesuara të Kombeve të Bashkuara u ftuan për të marrë pjesë në Konferencë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.