Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE NËNUJORE, PARIS 2001

Ligji nr. 10027, datë 11 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10027
Data e miratimit
11 dhjetor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 193, 31 dhjetor 2008
Hyn në fuqi
15 janar 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 193, datë 2008-12-31

LIGJ

Nr.10 027, datë 11.12.2008

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR MBROJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE NËNUJORE, PARIS 2001

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në konventën për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nënujore, bërë në Paris më 2 nëntor 2001.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5978, datë 29.12.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

KONVENTË

MBI MBROJTJEN E TRASHËGIMISË KULTURORE NËNUJORE

UNESCO

Paris, 2 nëntor 2001

Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara;

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara, që u mblodh në Paris nga 15 tetori deri më 3 nëntor 2001, në sesionin e saj të 31-të,

duke njohur rëndësinë e trashëgimisë kulturore nënujore si pjesë përbërëse e trashëgimisë kulturore të njerëzimit dhe një element veçanërisht i rëndësishëm në historinë e popujve, kombeve dhe marrëdhënieve të tyre me njëri-tjetrin në lidhje me trashëgiminë e tyre të përbashkët;

e ndërgjegjshme për rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore nënujore dhe që përgjegjësia për këtë u takon të gjitha shteteve;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.