Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9630, DATË 30.10.2006 “PËR FAKTORINGUN

Ligji nr. 10029, datë 11 dhjetor 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10029
Data e miratimit
11 dhjetor 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 192, 31 dhjetor 2008
Hyn në fuqi
15 janar 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 192, datë 2008-12-31

LIGJ

Nr.10 029, datë 11.12.2008

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9630, DATË 30.10.2006 “PËR FAKTORINGUN”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9630, datë 30.10.2006 “Për faktoringun”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 28 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 28

Mbikëqyrja bankare

Veprimtaria faktoring, sipas përcaktimit të nenit 2 të këtij ligji, e kryer nga subjektet e

parashikuara në nenin 10, përveç sa parashikohet në këtë ligj, mbikëqyret dhe rregullohet nga Banka e

Shqipërisë, në përputhje me dispozitat e ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet

nënligjore, të nxjerra prej saj për këtë qëllim.”.

Neni 2

Neni 29 shfuqizohet.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5980, datë 29.12.2008 të Presidentit të Republikës së

Shqipërisë, Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.