Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA SHFRYTËZIMI DHE ABUZIMI SEKSUAL

Ligji nr. 10071, datë 9 shkurt 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10071
Data e miratimit
9 shkurt 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 6 mars 2009
Hyn në fuqi
21 mars 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2009-03-06

LIGJ

Nr.10 071, datë 9.2.2009

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA SHFRYTËZIMI DHE ABUZIMI SEKSUAL

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet konventa e Këshillit të Europës për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6072, datë 27.2.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

KËSHILLI I EUROPËS

SERIA E TRAKTATEVE TË KËSHILLIT TË EUROPËS – NR.201

KONVENTA

E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE

NGA SHFRYTËZIMI SEKSUAL DHE ABUZIMI SEKSUAL

Lanzarote, 25.10.2007

Preambulë

Vendet anëtare të Këshillit të Europës dhe vende të tjera që e firmosin këtë Konventë,

duke pasur parasysh se qëllimi i Këshillit të Europës është që të arrijë një unitet më të madh midis anëtarëve të tij;

duke pasur parasysh se çdo fëmijë ka të drejtë për masa të tilla mbrojtëse siç i kërkon statusi i tij /e saj si i/e mitur, nga ana e familjes së tij ose të saj, nga shoqëria dhe shteti;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.