Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2019, "Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë"
Ligji nr. 101/2023, datë 14 dhjetor 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 101/2023
- Data e miratimit
- 14 dhjetor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 1, 3 janar 2024
- Hyn në fuqi
- 18 janar 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 2024-01-03
LIGJ
Nr. 101/2023
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 72/2019, “PËR MASAT
SHTRËNGUESE NDËRKOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 72/2019, “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” bëhen
këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 4 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Në pikën 1 bëhen ndryshimet si më poshtë:
a) në fjalinë hyrëse hiqet togfjalëshi “organizatave ndërkombëtare”.
b) shkronja “a” ndryshohet si më poshtë:
“a) të kontrolluara apo të zotëruara tërësisht, pjesërisht apo bashkërisht, direkt apo indirekt, nga
entitetet e lartpërmendura;”.
2. Fjalia hyrëse e pikës 6 ndryshohet si më poshtë:
“Masat shtrënguese financiare” janë masa që ndalojnë përfitimin ose vënien e të gjitha fondeve dhe
aseteve, drejtpërdrejt apo tërthorazi, në dispozicion të personave apo entiteteve të shpallura dhe
bllokojnë përdorimin e të gjitha fondeve dhe aseteve:”.
3. Pas pikës 17 shtohet pika 18 me këtë përmbajtje:
“18. “Subjekte të tjera zbatuese” është çdo person juridik publik ose privat, çdo tregtar ose person
tjetër fizik, sipas përcaktimeve të legjislacionit civil e tregtar në Republikën e Shqipërisë, të cilat
ngarkohen me zbatimin e këtij ligji.”.
Neni 2
Në nenin 6 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.