PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR”
Ligji nr. 10075, datë 12 shkurt 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10075
- Data e miratimit
- 12 shkurt 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 6 mars 2009
- Hyn në fuqi
- 21 mars 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2009-03-06
LIGJ
Nr.10 075, datë 12.2.2009
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË
PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Re publikës së Shqipërisë
dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë për mbrojtjen e ndërsjel lë të informacionit të
klasifikuar”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6076, datë 27.2.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË MBI MBROJTJEN RECIPROKE TË
INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Këshilli i Ministrave Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Re publikës së Kroacisë
(këtu quhen palë),
duke rënë dakord për të zhvilluar bisedime mbi çështje politike dhe të sigurisë dhe për të
zgjeruar dhe forcuar bashkëpunimin e tyre reciprok;
duke qenë të ndërgjegjshme për ndryshimet në situatën politike në botë dhe duke njohur
rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit të tyre reciprok për stabi lizimin e paqes, sigurisë
ndërkombëtare dhe besimit reciprok;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.