Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR LEJIMIN E PËRKOHSHËM, BËRË NË STAMBOLL MË 26 QERSHOR 1990

Ligji nr. 10077, datë 16 shkurt 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10077
Data e miratimit
16 shkurt 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 23, 9 mars 2009
Hyn në fuqi
24 mars 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 2009-03-09

LIGJ

Nr.10 077, datë 16.2.2009

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR LEJIMIN E PËRKOHSHËM, BËRË NË STAMBOLL MË 26 QERSHOR 1990

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në konventën për lejimin e përkohshëm, bërë në Stamboll më 26 qershor 1990.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6079, datë 4.3.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

KONVENTA

MBI LEJIMIN E PËRKOHSHËM

(Stamboll, 26 qershor 1990)

PARATHËNIE

Palët kontraktuese të kësaj Konvente, të krijuara nën kujdesin e Këshillit për Bashkëpunimin Doganor,

duke vërejtur se situata aktuale në lidhje me përhapjen dhe natyrën e shpërndarë të konventave ndërkombëtare doganore mbi lejimin e përkohshëm është e pakënaqshme;

duke marrë në konsideratë se situata mund të përkeqësohet në të ardhmen kur kategori të reja të lejimit të përkohshëm duhet të rregullohen ndërkombëtarisht;

duke marrë parasysh kërkesat e përfaqësuesve të tregut dhe palëve të tjera të interesuara, me qëllim lehtësimin e kryerjes së formaliteteve të lejimit të përkohshëm;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.