Ligj

PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji nr. 10081, datë 23 shkurt 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 12 shkurt 2015.

Numri
10081
Data e miratimit
23 shkurt 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 25 mars 2009
Hyn në fuqi
9 prill 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2009-03-25

LIGJ

Nr.10 081, datë 23.2.2009

PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Ky ligj ka për qëllim përmirësimin e klimës së biznesit, nëpërmjet reduktimit të barrierave administrative ndaj nismës së lirë në kryerjen e veprimtarive ekonomike, tregtare apo profesionale, ose përdorimin e të mirave publike, duke garantuar, njëkohësisht, mbrojtjen e interesit publik në ushtrimin e këtyre veprimtarive dhe në përdorimin e të mirave publike.

Neni 2

Objekti dhe fusha e veprimit

1. Ky ligj përcakton:

a) parimet për përcaktimin e veprimtarive, të veprimeve dhe tipave të të mirave publike, ushtrimi, kryerja dhe përdorimi i të cilave u nënshtrohet licencimit, autorizimit apo lejimit;

b) parimet për përcaktimin e kushteve, procedurave dhe afateve të vlefshmërisë së licencave, autorizimeve e lejeve dhe parimet për shkaqet e procedurat e revokimit të tyre;

c) organizimin dhe përmbajtjen e Regjistrit Kombëtar të Licencave dhe Lejeve;

ç) procedurat për trajtimin e disa licencave, të autorizimeve dhe lejeve, në kompetencë të institucioneve qendrore;

d) rregullat e organizimit dhe të funksionimit të Qendrës Kombëtare të Licencimit.

2. Ligji është i zbatueshëm për:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 12 shkurt 2015 · 6/2015 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.