PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8669, DATË 26.10.2000 “PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË POPULLSISË DHE BANESAVE”
Ligji nr. 10084, datë 23 shkurt 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10084
- Data e miratimit
- 23 shkurt 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 32, 25 mars 2009
- Hyn në fuqi
- 9 prill 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2009-03-25
LIGJ
Nr.10 084, datë 23.2.2009
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8669,
DATË 26.10.2000 “PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM
TË POPULLSISË DHE BANESAVE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8669, datë 26.10.2000 “Për regjistrimin e përgjith shëm të popullsisë dhe
banesave”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 11 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 11
Komisioni Qendror i Regjistrimit kryesohet nga Zëvendëskryeministri. Mënyra e organizimit,
funksionimit dhe përbërja e këtij komisioni miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Në nenin 12 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Në shkronjën “ç” dhe kudo në ligj, fjala “prefektura” zëvendësohet me fjalën “qarqe”.
b) Pas shkronjës “ç” shtohen shkronjat “d”, “dh” dhe “e” me këtë përmbajtje:
“d) i rekomandon Këshillit të Ministrave aktet ligjore dhe nënligjore për kryer jen e
regjistrimit;
dh) ndan detyrat për institucionet e përfshira në procesin e regjistrimit;
e) miraton kalendarin e veprimtarive të regjistrimit dhe pyetësorin e anketimit.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6091, datë 17.3.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.