PËR GJENDJEN CIVILE
Ligji nr. 10129, datë 11 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 6 qershor 2024.
- Numri
- 10129
- Data e miratimit
- 11 maj 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 85, 12 qershor 2009
- Hyn në fuqi
- 27 qershor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2009-06-12
LIGJ
Nr. 10 129, datë 11.5.2009
PËR GJENDJEN CIVILE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është kuptimi dhe përbërësit e gjendjes civile të shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj dhe të personave pa shtetësi, me banim të përkohshëm/të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, përcaktimi i rregullave për hedhjen, ruajtjen dhe ndryshimin e tyre, si dhe organizimi e funksionimi i shërbimit të gjendjes civile në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Gjendja civile” është tërësia e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj, si dhe të personave pa shtetësi, që janë me banim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të cilat regjistrohen dhe mbahen në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe që vërtetojnë lindjen, ekzistencën, individualitetin, lidhjet ose marrëdhëniet ndërmjet tyre.
2. “Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile” është dokumenti shtetëror unik, ku pasqyrohen përbërësit e gjendjes civile të çdo shtetasi shqiptar, shtetasi të huaj dhe çdo personi pa shtetësi, me banim të përkohshëm/të përhershëm në Republikën e Shqipërisë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 22 tetor 2020 · 130/2020 · Për një ndryshim në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar
- 6 qershor 2024 · 56/2024 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për Gjendjen Civile”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.