PËR DISA NDRYSHIME NË LEGJISLACIONIN NË FUQI PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 10137, datë 11 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10137
- Data e miratimit
- 11 maj 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 86, 12 qershor 2009
- Hyn në fuqi
- 27 qershor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2009-06-12
3759
LIGJ
Nr.10 137, datë 11.5.2009
PËR DISA NDRYSHIME NË LEGJISLACIONIN NË FUQI PËR LICENCAT,
AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Përkufizim i termave
1. Ligji nr.10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e
Shqipërisë”, përmendet më tej në këtë ligj me shkurtimin “Ligji për licencat”.
2. Termat e përdorur në ligjin për licencat kanë të njëjtin kuptim edhe në këtë ligj.
KREU II
NDRYSHIME NË LIGJET E NDRYSHME, SIPAS FUSHAVE TË VEPRIMTARIVE DHE/OSE
PËRDORIMIT TË TË MIRAVE
SEKSIONI I PARË
FUSHA E SIGURISË KOMBËTARE, RENDIT PUBLIK DHE MBROJTJES CIVILE
Neni 2
Ndryshime në ligjin nr.7566, datë 25.5.1992 “Për armët”, të ndryshuar
Në ligjin nr.7566, datë 25.5.1992 “Për armët”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 3
Veprimtaritë e prodhimit dhe/ose ndreqjes së armëve të zjarrit, të përcaktuara në këtë ligj,
përfshihen në kategorinë I.1 të shtojcës së ligjit për licencat . Këto veprimtari licencohen në përputhje
me dispozitat vijuese të këtij ligji. Prodhimi kryhet vetëm nga subjekte ku shteti kontrollon të drejtat
pronësore. Ndreqja e armëve mund të bëhet edhe nga subjekte pri vate. Miratimi në heshtje nuk
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.