PËR FONDIN SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT
Ligji nr. 10130, datë 11 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10130
- Data e miratimit
- 11 maj 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 86, 12 qershor 2009
- Hyn në fuqi
- 27 qershor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2009-06-12
LIGJ
Nr.10 130, datë 11.5.2009
PËR FONDIN SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni l
Objekti i ligjit
Ky ligj ka për objekt përcaktimin e formës së organizimit, të rregullave të funksionimit
dhe të administrimit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (në vijim FSHZH).
Neni 2
Qëllimi
Fusha e veprimtarisë së FSHZH- së është nxitja e zhvillimit ekon omik dhe social, të
qëndrueshëm, të balancuar dhe koheziv, në nivel rajonal e vendor, në mbështetje të politikave
shtetërore të zhvillimit.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “FSHZH” është Fondi Shqiptar i Zhvillimit;
b) “Statuti” është akti që parashikon rregullat e funksionimit të brendshëm të FSHZH-së,
dalë në mbështetje dhe për zbatim të këtij ligji;
c) “Manuali i procedurave” është manuali i procedurave drejtues e, administrative,
financiare dhe teknike të FSHZH-së;
ç) “Projekt” janë projektet ose programet e zhvillimit, që zbat ohen nga FSHZH-ja, të
financuara nga donatorë të ndryshëm dhe/ose nga shteti;
d) “Donator” janë të gjitha ins titucionet financiare dhe bankar e, kombëtare dhe
ndërkombëtare, publike apo privat e, të vendit dhe të huaja, që financojnë projekte zhvillimi, për
t’u zbatuar nga FSHZH-ja.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.