PËR SHËNDETIN PUBLIK
Ligji nr. 10138, datë 11 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10138
- Data e miratimit
- 11 maj 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 87, 12 qershor 2009
- Hyn në fuqi
- 27 qershor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 87, datë 2009-06-12
LIGJ
Nr.10 138, datë 11.5.2009
PËR SHËNDETIN PUBLIK
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e shëndetit dhe promovimi i jetesës së shëndetshme të popullatës në Republikën e Shqipërisë, përmes veprimeve të organizuara, ndikimi i të cilave shpërndahet, në mënyrë të barabartë, në të gjitha grupet e popullatës.
Neni 2
Objekti
Ky ligj përcakton veprimtaritë dhe shërbimet e shëndetit publik, zbatimin e tyre, rolin e shtetit në sigurimin e financimin e shërbimeve të shëndetit publik dhe ndarjen e përgjegjësive ndërmjet institucioneve përgjegjëse.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Shëndet publik” është tërësia e përpjekjeve të organizuara të shoqërisë për zgjatjen e jetës, parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e shëndetit të të gjithë popullsisë.
b) “Mbikëqyrja epidemiologjike e shëndetit publik” është një grumbullim sistematik, analizë, interpretim dhe shpërndarje e të dhënave shëndetësore në mënyrë të vazhdueshme, për të fituar njohuri për tablonë e shfaqjes dhe të potencialit të sëmundjes, në një popullatë të caktuar, për të kontrolluar dhe parandaluar sëmundjen.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.