Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008 “PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10131, datë 11 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10131
Data e miratimit
11 maj 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 86, 12 qershor 2009
Hyn në fuqi
27 qershor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2009-06-12

LIGJ

Nr.10 131, datë 11.5.2009

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9975, DATË 28.7.2008 “PËR TAKSAT

KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3 “Llojet e taksave kombëtare”, pika 6 ndryshohet si më poshtë:

“6. Taksa për ushtrim veprimtari e në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste

për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për lota ri kombëtare, për bingo tradicionale

dhe për bingo televizive.”.

Neni 2

Në nenin 4 “Niveli i taksave kombëtare”, pika 6 ndryshohet si më poshtë:

“6. Taksa për ushtrim veprimtari e në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste

për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për lota ri kombëtare, për bingo

tradicionale dhe për bingo televizive caktohet:

a) Për ushtrim veprimtarie (për shoqërinë)

- për baste sportive 2 000 000 lekë/vit;

- për baste për garat në pistë 2 000 000 lekë/vit;

- për kazino elektronike 1 000 000 lekë/vit;

- për bingo tradicionale 2 000 000 lekë/vit;

- për bingo televizive 2 000 000 lekë/vit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.