Ligj

PËR PATRULLIMIN E HAPËSIRËS AJRORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 10133, datë 11 maj 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10133
Data e miratimit
11 maj 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 86, 12 qershor 2009
Hyn në fuqi
27 qershor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2009-06-12

LIGJ

Nr.10 133, datë 11.5.2009

PËR PATRULLIMIN E HAPËSIRËS AJRORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 2 pika 3, 12 pika 3, 78 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Lejohet kryerja e patrullimit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë nga forcat

ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO).

Neni 2

Autorizohet Këshilli i Ministrave të lidhë marrëveshjet përkatëse me strukturat e NATO-s

për zbatimin e këtij ligji.

Neni 3

Ky ligj zbatohet deri në çastin kur Republika e Shqipërisë do t a kryejë vetë patrullimin e

hapësirës së saj ajrore.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6184, datë 25.5.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.