PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006 “PËR PROKURIMIN PUBLIK” , TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10170, datë 22 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10170
- Data e miratimit
- 22 tetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 153, 16 nëntor 2009
- Hyn në fuqi
- 1 dhjetor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 153, datë 2009-11-16
LIGJ
Nr.10 170, datë 22.10.2009
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006 “PËR PROKURIMIN PUBLIK” , TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” , të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 3 “Përkufizime” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:
“2/1. Kontratat sektoriale janë kontrata publike, të lidhura nga autoritetet kontraktore, që veprojnë në sektorët e shërbimit ujor, energjetik, të transportit dhe atij postar, ndërmjet një apo më shumë operatorëve ekonomikë, që kanë si qëllim kryerjen e veprimtarive, të përcaktuara në nenin 58/1 të këtij ligji.”.
2. Pika 8/1 ndryshohet si me poshtë:
“8/1. “Marrëveshje kuadër” quhet një marrëveshje ndërmjet një apo më shumë autoriteteve kontraktore dhe një a më shumë operatorëve ekonomikë, qëllimi i së cilës është të vendosë kushtet e kontratave, që do të prokurohen gjatë një periudhe të caktuar kohore, veçanërisht ato që kanë lidhje me çmimin dhe, aty ku është e përshtatshme, me sasitë e parashikuara.”.
3. Në pikën 14, shkronja “ç” shfuqizohet.
4. Pas pikës 14 shtohet pika 14/1 me këtë përmbajtje:
“14/1. “Autoritet kontraktor” është edhe:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.