Ligj

PËR MBROJTJEN E DËSHMITARËVE DHE TË BASHKËPUNËTORËVE TË DREJTËSISË

Ligji nr. 10173, datë 22 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10173
Data e miratimit
22 tetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 154, 16 nëntor 2009
Hyn në fuqi
1 dhjetor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 154, datë 2009-11-16

LIGJ

Nr.10 173, datë 22.10.2009

PËR MBROJTJEN E DËSHMITARËVE DHE TË BASHKËPUNËTORËVE TË DREJTËSISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon masat e posaçme, të përkohshme dhe të jashtëzakonshme, mënyrën dhe procedurat e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, si dhe organizimin, funksionimin, kompetencat dhe marrëdhëniet ndërmjet organeve të ngarkuara për propozimin, vlerësimin, miratimin dhe zbatimin e programit të mbrojtjes.

Neni 2

Fusha e veprimit

Dispozitat e këtij ligji janë të zbatueshme në kuadër të procedimeve penale për krime të kryera me dashje, për të cilat ligji parashikon dënim me burgim jo më pak se 4 vjet, në minimum. Rrezikshmëria e këtyre krimeve dhe e autorëve të tyre duhet të jetë e tillë, që të justifikojë kryerjen e shpenzimeve të nevojshme për mbrojtjen e një ose të disa personave.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Programi i mbrojtjes” janë masat e posaçme, ndihmëse dhe të jashtëzakonshme, që zbaton Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, për mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave të mbrojtur, në kushtet e parashikuara nga ky ligj.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.