PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9157, DATË 4.12.2003 “PËR PËRGJIMIN E TELEKOMUNIKACIONEVE”
Ligji nr. 10172, datë 22 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10172
- Data e miratimit
- 22 tetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 154, 16 nëntor 2009
- Hyn në fuqi
- 1 dhjetor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 154, datë 2009-11-16
LIGJ
Nr.10 172, datë 22.10.2009
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9157, DATË 4.12.2003 “PËR PËRGJIMIN E
TELEKOMUNIKACIONEVE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9157, datë 4.12.2003 “Për përgjimin e telekomunika cioneve”, bëhen këto
shtesa:
Neni 1
Në nenin 6 pika 1, fjalët “dhe të Ministrisë së Mbrojtjes” zëvendësohen me fjalët “të
Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Financave dhe të Ministrisë së Drejtësisë”.
Neni 2
Në nenin 8, fjalët “ose Ministrit të Drejtësisë” zëvendësohen m e fjalët “Ministrit të
Drejtësisë ose Ministrit të Financave, si dhe çdo ministri, që ka në varësi shërbime
informative/policore të krijuara me ligj”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6323, datë 5.11.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.