PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË SIPËRFAQEVE TË DISA NGASTRAVE TË EKONOMIVE PYJORE, “MALI I RENCIT”, LEZHË DHE “BUSHAT-BËRDICË”, SHKODËR, QË DO TË PËRDOREN NGA “OTTO-AL”, SHPK PËR KARRIERA GURI GËLQEROR E ARGJILE
Ligji nr. 10167, datë 22 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10167
- Data e miratimit
- 22 tetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 153, 16 nëntor 2009
- Hyn në fuqi
- 1 dhjetor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 153, datë 2009-11-16
LIGJ
Nr.10 167, datë 22.10.2009
PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR KOMBËTAR TË SIPËRFAQEVE TË DISA NGASTRAVE TË EKONOMIVE PYJORE, “MALI I RENCIT”, LEZHË DHE “BUSHAT-BËRDICË”, SHKODËR, QË DO TË PËRDOREN NGA “OTTO-AL”, SHPK PËR KARRIERA GURI GËLQEROR E ARGJILE
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Të hiqet nga fondi pyjor kombëtar dhe nga kadastra kombëtare e pyjeve sipërfaqja prej 249,0 (dyqind e dyzet e nëntë) ha, që ndodhet në ekonominë “Mali i Rencit”, Lezhë dhe sipërfaqja prej 14,0 (katërmbëdhjetë) ha, që ndodhet në ekonominë pyjore “Bushat-Bërdicë”, Shkodër, gjithsej 263 (dyqind e gjashtëdhjetë e tre) ha, të cilat t’i jepen në përdorim, me kontratë, me afat 99 vjet, shoqërisë “OTTO-AL”, shpk për karriera guri gëlqeror e argjile, sipas tabelave 1, 2 e 3 dhe hartave, që i bashkëlidhen këtij ligji.
Neni 2
Të përcaktohen në terren dhe në hartë kufijtë e rinj të fondit pyjor kombëtar, që rezultojnë nga heqja e sipërfaqeve të ngastrave, sipas nenit 1 të këtij ligji. Zyrat rajonale të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të bëjnë çregjistrimin e tyre nga kategoria “Tokë e zënë, pyll” dhe t’i regjistrojnë si sipërfaqe joproduktive (karrierë), sipas akteve nënligjore në fuqi.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.