Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR TË DREJTËN E PATENTAVE TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË PRONËSISË INTELEKTUALE (WIPO)

Ligji nr. 10180, datë 29 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10180
Data e miratimit
29 tetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 166, 7 dhjetor 2009
Hyn në fuqi
22 dhjetor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 166, datë 2009-12-07

LIGJ

Nr.10 180, datë 29.10.2009

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR TË DREJTËN E PATENTAVE TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË PRONËSISË INTELEKTUALE (WIPO)

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen për të drejtën e patentave të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6339, datë 17.11.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJA E LIGJIT MBI PATENTAT

(Miratuar në Gjenevë më 1 qershor 2000)

Neni 1

Shprehjet e shkurtuara

Për qëllimet e kësaj Marrëveshjeje, nëse nuk deklarohet shprehimisht ndryshe:

i) “Zyrë” është autoriteti i një pale kontraktuese që siguron dhënien e patentave ose që përfshin çështje të tjera që trajton kjo Marrëveshje.

ii) “Aplikimi” është kërkesa për dhënien e një patente, siç parashikohet në nenin 3.

iii) “Patentë” është patenta e parashikuar në nenin 3.

iv) Referencat tek një “Person” do të konsiderohen se përfshijnë në mënyrë të veçantë një person fizik dhe një person juridik.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.