PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË DETYRUESHME SHOQËRORE, TË PAPAGUARA, TË TË VETËPUNËSUARVE NË BUJQËSI
Ligji nr. 10184, datë 29 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10184
- Data e miratimit
- 29 tetor 2009
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 166, 7 dhjetor 2009
- Hyn në fuqi
- 22 dhjetor 2009
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 166, datë 2009-12-07
LIGJ
Nr.10 184, datë 29.10.2009
PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË
DETYRUESHME SHOQËRORE, TË PAPAGUARA, TË TË VETËPUNËSUARVE NË
BUJQËSI
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
1. Të vetëpunësuarve në bujqësi u falen kamatëvonesat e kontrib uteve të sigurimeve të
detyrueshme shoqërore, të papaguara, me kusht që detyrimet e këtyre kontributeve të arkëtohen
brenda datës 31.3.2010.
2. Kamatëvonesat e papaguara falen edhe kur kontributet për sig urimet e detyrueshme
shoqërore janë paguar para hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 2
Kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqë rore, të paguara para
hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk kthehen.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6343, datë 17.11.2009 të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.