Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E KONFERENCËS SË HAGËS “PËR PROCEDURËN CIVILE”

Ligji nr. 10183, datë 29 tetor 2009, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10183
Data e miratimit
29 tetor 2009
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 166, 7 dhjetor 2009
Hyn në fuqi
22 dhjetor 2009
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 166, datë 2009-12-07

LIGJ

Nr.10 183, datë 29.10.2009

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9374, DATË 21.4.2005 “PËR NDIHMËN SHTETËRORE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9374, datë 21.4.2005 “Për ndihmën shtetërore”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Neni 2 “Fusha e zbatimit” ndryshohet si më poshtë:

“Neni 2

Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet për veprimtaritë, që ushtrohen në të gjithë sektorët e prodhimit dhe të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë, me përjashtim të sektorëve të bujqësisë e të peshkimit.”.

Neni 2

Në nenin 3 “Përkufizime”, pas pikës 14 shtohen pikat 15 e 16 me këtë përmbajtje:

“15. “Ndihma për riskun e kapitalit” është financimi që u bëhet ndërmarrjeve, nëpërmjet pjesëmarrjes në kapital në formën e kuotave, të aksioneve ose obligacioneve të konvertueshme në aksione, në fazat e para të rritjes/themelimit dhe administrimit të tyre.

16. “Ndihma për mbrojtjen e mjedisit” është çdo veprim i ndërmarrë për të rregulluar apo parandaluar dëmet, që u shkaktohen mjedisit fizik ose burimeve natyrore nga veprimtaria e përfituesit të ndihmës, në mënyrë që të pakësohet shkalla e rrezikut, i cili vjen prej dëmit, ose të sigurohet përdorimi sa më efiçent i burimeve natyrore.”.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.