Ligj

Për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Eurocopter” për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh

Ligji nr. 10222, datë 4 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10222
Data e miratimit
4 shkurt 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 11, 18 shkurt 2010
Hyn në fuqi
5 mars 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2010-02-18

LIGJ

Nr.10 222, datë 4.2.2010

PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË “EUROCOPTER” PËR FURNIZIMIN ME 5 HELIKOPTERË TË MESËM SHUMËROLËSH

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet kontrata e lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Eurocopter” për furnizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Programi i zbatimit të kontratës shtrihet në 4 vite buxhetore dhe përfundon në vitin 2013. Ministria e Mbrojtjes të marrë masat për planifikimin e fondeve përkatëse për ekzekutimin me sukses të kontratës.

Neni 3

Ministria e Mbrojtjes të përzgjedhë dhe të negociojë me bankën e pranuar edhe nga shoqëria “Eurocopter” për mënyrat e kryerjes së pagesave me anë të letërkreditit.

Neni 4

Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj dhe nga kontrata.

Neni 5

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6423, datë 16.2.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

KONTRATË

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.