Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë
Ligji nr. 10220, datë 4 shkurt 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10220
- Data e miratimit
- 4 shkurt 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 25 shkurt 2010
- Hyn në fuqi
- 12 mars 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2010-02-25
LIGJ
Nr.10 220, datë 4.2.2010
PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT PËR MJETET MOTORIKE LUNDRUESE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Pezullohen të gjitha lëvizjet e mjeteve motorike lundruese shqiptare në ujërat territoriale
dhe të brendshme të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga funksioni i përdorimit të mjetit, si
dhe transporti i mjeteve lundruese në rrugë tokë sore, me përjashtim të atyre të parashikuara në
nenin 3 të këtij ligji.
Pezullimi përfshin edhe mjetet motorike të lundrimit turistik dhe të sporteve
ujore.
Neni 2
Afati i zbatimit të këtij ligji është 3 vjet nga data e hyrjes në fuqi të tij.
Neni 3
Përjashtohen nga ky moratorium:
a) mjetet motorike lundruese në përdorim të organeve shtetërore dhe të shërbimeve
portuale;
b) mjetet lundruese të destinuara vetëm për peshkim, sipas ligjit nr.7908, datë 5.4.1995
“Për peshkimin dhe akuakulturën”, të ndryshuar;
c) mjetet e transportit detar, që shërbejnë për transportin e mallrave;
ç) mjetet e transportit detar, të licencuara për transport pasagjerësh dhe të klasifikuara nga
Regjistri Detar Shqiptar si mjete lundruese për transport udhëtarësh;
d) motorët e ujit.
Neni 4
Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.