Për ratifikimin e marrëveshjes së mandatimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Deutsche Bank AG, London e J.P. Morgan Securities, ltd, si menaxherë bashkëdrejtues, për transaksionin e emetimit të eurobondit deri në 400 milionë euro dhe miratimin e dokumenteve të tjera të transaksionit
Ligji nr. 10267, datë 15 prill 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10267
- Data e miratimit
- 15 prill 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 43, 16 prill 2010
- Hyn në fuqi
- 16 prill 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 43, datë 2010-04-16
1557
LIGJ
Nr.10 267, datë 15.4.2010
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË MANDATIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE DEUTSCHE BANK AG, LONDON E J. P. MORGAN SECURITIES, LTD,
SI MENAXHERË BASHKËDREJTUES, PËR TRANSAKSIONIN E EMETIMIT TË
EUROBONDIT DERI NË 400 MILIONË EURO DHE MIRATIMIN E DOKUMENTEVE
TË TJERA TË TRANSAKSIONIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pikat 1 e 2, 84 pika 4 dhe 121 të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e mandatimit e lidhur ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe
Deutsche Bank AG, London e J. P. Morgan Securities, ltd në rolin e menaxherëve bashkëdrejtues.
Neni 2
Miratohen tekstet e dokumenteve të mëposhtme, që lidhen me transaksionin:
1. Marrëveshje nënshkrimi;
2. Marrëveshje e agjencisë fiskale;
3. Marrëveshje zotimi;
4. Marrëveshje për termat dhe kushtet e notave (titujve),
sipas anekseve A, B, C dhe D, që i bashkëlidhen këtij ligji, për transaksionin e emetimit të
titujve të eurobondeve.
Neni 3
1. Autorizohet Ministri i Financave që, brenda kufijve të përcaktuar në tekstet e dokumenteve,
të nënshkruajë marrëveshjet e parashikuara në nenin 2 të këtij ligji, për shumën deri në 400 (katërqind)
milionë euro.
2. Ngarkohet Ministri i Financ ave të miratojë, të publikojë dhe të përditësojë prospektin e
lidhur me emetimin e titujve të eurobondeve.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.