Për disa shtesa në ligjin nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 10271, datë 22 prill 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10271
- Data e miratimit
- 22 prill 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 58, 21 maj 2010
- Hyn në fuqi
- 5 qershor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 58, datë 2010-05-21
LIGJ
Nr.10 271, datë 22.4.2010
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9655, DATË 11.12.2006 “PËR AKADEMINË E
SHKENCAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së
Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 7, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“5. Akademikët e Asociuar përfitojnë një shpërblim mujor në masën e përcaktuar me vendim
të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Pas nenit 14 shtohet neni 14/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 14/1
Raportimi i Akademisë së Shkencave
Akademia e Shkencave paraqet, brenda datës 15 dhjetor të çdo viti, informacion për
veprimtarinë vjetore pranë Këshillit të Ministrave dhe Kryeministrit”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6554, datë 12.5.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.