Ligj

Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij

Ligji nr. 10270, datë 22 prill 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10270
Data e miratimit
22 prill 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 58, 21 maj 2010
Hyn në fuqi
5 qershor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 58, datë 2010-05-21

LIGJ

Nr.10 270, datë 22.4.2010

PËR TË DREJTËN E PRIVATIZIMIT TË TRUALLIT SHTETËROR NË PËRDORIM DHE PËR TAKSËN MBI TË DREJTËN E PËRDORIMIT TË TIJ

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekt i këtij ligji është rregullimi dhe sigurimi i mbledhjes së të ardhurave nëpërmjet të drejtës së privatizimit dhe vendosjes së taksës mbi të drejtën e përdorimit të truallit shtetëror në përdorim të individëve, që kanë përfituar nga procesi i privatizimit të ndërtimeve mbi truallin shtetëror, sipas parashikimeve të nenit 2 të këtij ligji.

Neni 2

Fusha e zbatimit të ligjit

1. Ky ligj zbatohet për:

a) trojet e paprivatizuara, të ndërtesave të privatizuara nga shtetasit me ligjin nr. 7512, datë 10.8.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit” (të shfuqizuar), sipas gentplaneve në momentin e privatizimit te ndërtesave;

b) trojet e paprivatizuara të ndërtesave të shitura nga ndërmarrjet shtetërore, përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7512, datë 10.8.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit” (të shfuqizuar), sipas gentplaneve në momentin e shitjes së ndërtesave;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.