Për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për financimin e projektit të rrugëve rajonale dhe lokale”
Ligji nr. 10269, datë 22 prill 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10269
- Data e miratimit
- 22 prill 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 58, 21 maj 2010
- Hyn në fuqi
- 5 qershor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 58, datë 2010-05-21
LIGJ
Nr.10 269, datë 22.4.2010
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE RAJONALE DHE LOKALE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për financimin e projektit të rrugëve rajonale dhe lokale”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6552, datë 12.5.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE HUAJE
(PROJEKTI I RRUGËVE RAJONALE DHE LOKALE)
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI) DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BANKA), MARS 2010
Preambulë
Ndërsa Banka është themeluar për të dhënë financim për projekte të veçanta për të lehtësuar tranzicionin drejt ekonomive të hapura dhe të orientuara nga tregu dhe për të nxitur iniciativën private dhe sipërmarrëse në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore që i janë përkushtuar dhe zbatojnë parimet e demokracisë pluripartiake, pluralizmit dhe ekonomisë së tregut;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.