Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për ndihmën e ndërsjellë në raste katastrofash ose fatkeqësish të mëdha”

Ligji nr. 10268, datë 22 prill 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10268
Data e miratimit
22 prill 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 58, 21 maj 2010
Hyn në fuqi
5 qershor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 58, datë 2010-05-21

LIGJ

Nr.10 268, datë 22.4.2010

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE REPUBLIKËS SË AUSTRISË PËR NDIHMËN E NDËRSJELLË NË RASTE

KATASTROFASH OSE FATKEQËSISH TË MËDHA”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetu tës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për

ndihmën e ndërsjellë në raste katastrofash ose fatkeqësish të mëdha”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6551, datë 12.5.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

MARRËVESHJE

MIDIS REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË AUSTRISË MBI NDIHMËN E

NDËRSJELLË NË RAST TË KATASTROFAVE OSE FATKEQËSIVE TË MËDHA

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Austrisë

(të quajtura në vazhdim palë kontraktuese), të bindura për nevojën e bashkëpunimit midis të

dyja shteteve, me qëllimin e lehtësimit të ndihmës së ndërsjellë në rast të katastrofave ose të

fatkeqësive të mëdha, bien dakord si më poshtë:

Neni 1

Objekti

Kjo marrëveshje rregullon kushtet e ndihmës vullnetare në rast të katastrofave ose të

fatkeqësive të mëdha që do të jepet mbi bazën e një kërkese të parashtruar në rrugë diplomatike ose

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.