Ligj

Për ratifikimin e protokollit të pestë shtesë të marrëveshjes “Për forcën shumëkombëshe të paqes në Europën Juglindore

Ligji nr. 10272, datë 29 prill 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10272
Data e miratimit
29 prill 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 58, 21 maj 2010
Hyn në fuqi
5 qershor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 58, datë 2010-05-21

LIGJ

Nr.10 272, datë 29.4.2010

PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT TË PESTË SHTESË TË MARRËVESHJES “PËR FORCËN SHUMËKOMBËSHE TË PAQES NË EUROPËN JUGLINDORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet protokolli i pestë shtesë i marrëveshjes “Për forcën shumëkombëshe të paqes në Europën Juglindore”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6555, datë 12.5.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

PROTOKOLLI I PESTË SHTESË

I MARRËVESHJES MBI FORCËN SHUMËKOMBËSHE TË PAQES NË EUROPËN JUGLINDORE

Hyrje

Shtetet palë në marrëveshjen mbi forcën shumëkombëshe të paqes në Europën Juglindore (MPFSEE), nënshkruar në Shkup më 26 shtator 1998, siç shtuar dhe ndryshuar nga protokolli i parë shtesë i saj, nënshkruar në Athinë më 12 janar 1999, protokolli i dytë shtesë i nënshkruar në Bukuresht më 30 nëntor 1999, protokolli i tretë shtesë i nënshkruar në Athinë më 21 qershor 2000, protokolli i katërt shtesë i nënshkruar në Romë më 11 dhjetor 2002.

Duke ripohuar përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të parashikuara në marrëveshjen e MPFSEE(marrëveshja);

Duke mbajtur parasysh nevojat për të shtruar për zgjidhje dhe zgjidhur çështjet e dërgimit të HQ SEEBRIG;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.