Për dokumentin elektronik
Ligji nr. 10273, datë 29 prill 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 23 shtator 2015.
- Numri
- 10273
- Data e miratimit
- 29 prill 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 58, 21 maj 2010
- Hyn në fuqi
- 5 qershor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 58, datë 2010-05-21
2183
LIGJ
Nr.10 273, datë 29.4.2010
PËR DOKUMENTIN ELEKTRONIK
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim krijimin e kuadrit të nevojshëm ligjor për njohjen dhe përdorimin e
dokumentit elektronik në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Objekti
1. Ky ligj rregullon përdorimin e dokumentit elektronik nga personat fizikë, juridikë, publikë dhe
privatë, programet dhe pajisjet elektronike të të cilëve mundësojnë realizimin, prodhimin, transmetimin,
marrjen, ruajtjen dhe sigurinë e informacionit të dokumentit elektronik.
2. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen në rastet kur në legjislacionin në fuq i parashikohet
shprehimisht përdorimi i formës shkresore.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Dokument elektronik” është çdo informacion i krijuar me “cilësi dokumentare”, i dërguar, i
marrë ose i ruajtur në formë elektronike nga një sistem kompjuterik apo nga një mekanizëm i ngjashëm dhe
që plotëson kushtet për vlefshmërinë, në përputhje me nenet 5 deri në 9 të këtij ligji. Përmbajtja e
dokumentit elektronik përfshin të gjitha format e të dhënave, pasqyruar me shkr onja, numra, simbole, zë
dhe imazh.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 23 shtator 2015 · 101/2015 · Për disa shtesa në ligjin nr.10273, datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.