Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar

Ligji nr. 1, datë 5 maj 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
1
Data e miratimit
5 maj 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 59, 21 maj 2010
Hyn në fuqi
21 maj 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 59, datë 2010-05-21

AKT NORMATIV

Nr.1, datë 5.5.2010

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9663, DATË 18.12.2006 “PËR

KONCESIONET”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i

Ministrave

VENDOSI:

Në ligjin nr.9663 , datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet

dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen këto ndryshime:

1.Në pikën 5, emërtimi “…Agjencia e Koncesionit…” zëvendësohet me “…Agjencia e

Prokurimit Publik…”.

2.Pika 14 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“14.Agjencia e Prokurimit Publik” është institucioni i ngritur sipas ligjit nr.9643,datë

20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.”.

3.Pas pikës 14 shtohet pika 14/1, me këtë përmbajtje:

“14/1. “Komisioni i Prokurimit Publik” është institucioni i ngritur sipas ligjit nr.9643,

datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar.”.

Neni 2

Pas nenit 5 shtohet neni 5/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 5/1

Mbikëqyrja e zbatimit të procedurave koncesionare

1.Mbikëqyrja e zbatimit të procedurave koncesionare bëhet nga Agjencia e Prokurimit

Publik.

2.Në ushtrim të mbikëqyrjes së procedurave të koncesioneve, Agjencia e Prokurimit

Publik ka këto kompetenca:

a) U kërkon autoriteteve kontraktuese raportime periodike, një herë në 6 muaj, për

gjendjen e koncesioneve;

b) Verifikon zbatimin e procedurave koncesionare, në mënyrë periodike, pas fazës së

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.