Për disa ndryshime në ligjin nr.10 267, datë 15.4.2010 “Për ratifikimin e marrëveshjes së mandatimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Deutsche Bank AG, London e J.P Morgan Securities, LTD, si menaxherë bashkëdrejtues, për transaksionin e emetimit të eurobondit deri në 400 milionë euro dhe miratimin e dokumenteve të tjera të transaksionit”.
Ligji nr. 10276, datë 6 maj 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10276
- Data e miratimit
- 6 maj 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 57, 21 maj 2010
- Hyn në fuqi
- 21 maj 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2010-05-21
LIGJ
Nr.10 276, datë 6.5.2010
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 267, DATË 15.4.2010 “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË MANDATIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE DEUTSCHE BANK AG, LONDON E J.P MORGAN SECURITIES, LTD, SI MENAXHERE BASHKËDREJTUES, PËR TRANSAKSIONIN E EMETIMIT TË EUROBONDIT DERI NË 400 MILIONË EURO DHE MIRATIMIN E DOKUMENTEVE TË TJERA TË TRANSAKSIONIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pikat 1 e 2, 84 pika 4 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 267, datë 15.4.2010 “Për ratifikimin e marrëveshjes së mandatimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Deutsche Bank AG, London e J.P.Morgan Securitues, ltd, si menaxherë bashkëdrejtues, për transaksionin e emetimit të eurobondit deri në 400 milionë euro dhe miratimin e dokumenteve të tjera të transaksionit” bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Pika 1 e nenit 3 ndryshohet si më poshtë:
“1.Autorizohet Ministri i Financave që, brenda kufijve të parashikuar në tekstin e dokumentit “Çmimi tregues” (Aneksi E), të nënshkruajë marrëveshjet e parashikuara në nenin 2 të ligjit nr.10 267, datë 15.4.2010, për shumën deri në 400 milionë euro.”.
Neni 2
Dokumenti me titull “Çmimi tregues” i datës 30.3.2010, i renditur pas aneksit të marrëveshjes së mandatimit, të zëvendësohet me dokumentin “Çmimi tregues” të datës 4.5.2010, të emërtuar “Aneksi E”.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.