Për disa shtesa në ligjin nr. 8691, datë 16.11.2000 “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve”, të ndryshuar
Ligji nr. 10275, datë 6 maj 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10275
- Data e miratimit
- 6 maj 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 62, 31 maj 2010
- Hyn në fuqi
- 15 qershor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 62, datë 2010-05-31
LIGJ
Nr.10 275, datë 6.5.2010
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8691, DATË 16.11.2000 “PËR PRODHIMIN DHE
TREGTIMIN E DUHANIT DHE TË CIGAREVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8691, datë 16.11.2000 “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të
cigareve”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 23, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Produktet e duhanit, që kanë shërbyer si mjet për veprën penale, për të cilat është
vendosur me vendim gjyqësor të formës së prerë konfiskimi, paketimi i të cilave nuk është në
përputhje me kërkesat e këtij ligji, asgjësohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave
Materiale të Shtetit, me pjesëmarrjen e organeve të përmendura në pikën 2 të këtij neni.”.
Neni 2
Në nenin 25, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Procedurat dhe afatet, në zbatim të pikës 3 të nenit 23 të këtij ligji, rregullohen me
udhëzim të përbashkët të Ministrit të Financave dhe të Ministrit të Brendshëm.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6569, datë 18.5.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.