Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ushtarake të grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë

Ligji nr. 10274, datë 6 maj 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10274
Data e miratimit
6 maj 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 62, 31 maj 2010
Hyn në fuqi
15 qershor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 62, datë 2010-05-31

LIGJ

Nr.10 274, datë 6.5.2010

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES USHTARAKE TË GRANTIT NDËRMJET

KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË

SË REPUBLIKËS SË TURQISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propoz imin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ushtarake e grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të

Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6568, datë 18.5.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

MARRËVESHJA USHTARAKE

E GRANTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Turqisë

(referuar pas kësaj si “Pala” ose “Palët”);

Duke marrë parasysh “Marrëveshjen mbi bashkëpunimin në fushat e trajnimit ushtarak,

teknikës dhe shkencës”, datë 29 korrik 1992 dhe “Marrëveshjen e bashkëpunimit dhe trajnimit

ushtarak” të datës 19 nëntor 1992;

Në kuadër të fushës së veprimit të marrëdhënieve të tyre të gjata miqësore, me qëllim

forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe kontributit të tyre për ristrukturimin e Forcave të

Armatosura të Republikës së Shqipërisë,

kanë rënë dakord si më poshtë:

Neni 1

Qëllimi

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.