Për disa ndryshime në ligjin nr.8246, datë 1.10.1997 “Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve”
Ligji nr. 10278, datë 13 maj 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10278
- Data e miratimit
- 13 maj 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 71, 8 qershor 2010
- Hyn në fuqi
- 23 qershor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2010-06-08
LIGJ
Nr.10 278, datë 13.5.2010
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8246, DATË 1.10.1997 “PËR INSTITUTIN E
INTEGRIMIT TË TË PËRNDJEKURVE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8246, datë 1.10.1997 “Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve”, bëhen
këto ndryshime:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 1
Instituti i Integrimit të të Përndjekurve (IIP), si institucion shtetëror, në varësi të Ministrit
të Drejtësisë, ka për qëllim të marrë të gjitha masat dhe të ndjekë të gjitha çështjet që kanë të
bëjnë me integrimin në jetën e shoqërisë shqiptare të ish -të përndjekurve politikë nga regjimi
komunist.”.
Neni 2
Në nenin 3 bëhen këto ndryshime:
a) Paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:
“Struktura dhe organika e IIP-së miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e
Ministrit të Drejtësisë, ndërsa rregullorja e funksionimit të institutit miratohet nga Ministri i
Drejtësisë.”.
b) Në paragrafin e dytë, emërtimi “Këshilli i Ministrave” zëvendësohet me emërtimin
“Ministri i Drejtësisë”.
Neni 3
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:
a) Paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:
“Për të siguruar veprimtarinë e tij, IIP-ja mbështetet në një fond buxhetor, i cili miratohet
si zë i veçantë në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë.”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.