Ligj

Për kundërvajtjet administrative

Ligji nr. 10279, datë 20 maj 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10279
Data e miratimit
20 maj 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 73, 29 qershor 2010
Hyn në fuqi
14 korrik 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 73, datë 2010-06-29

LIGJ

Nr. 10 279, datë 20.5.2010

PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për konstatimin dhe shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, përcaktimi i procedurave dhe i afateve të ankimit ndaj akteve të organeve të administratës publike, që vendosin dënime administrative, si dhe i procedurave të ekzekutimit të sanksioneve administrative.

Neni 2

Fusha e zbatimit të ligjit

1. Ky ligj zbatohet për të gjitha vendimet e organeve të administratës publike, që parashikojnë dënime administrative e që krijojnë pasoja juridike në raste individuale.

2. Vendimi i administratës publike, që parashikon dënim administrativ, këtu dhe në vijim do të quhet vendim për kundërvajtjen administrative.

Neni 3

Zbatimi i procedurave administrative

Procedurat e parashikuara në dispozitat e veçanta të këtij ligji, për vënien në ekzekutim të vendimeve për kundërvajtjen administrative, zbatohen, rast pas rasti, në përputhje me natyrën e organeve të administratës publike që i kanë nxjerrë dhe me llojin e dënimit të parashikuar në akt.

Neni 4

Kundërvajtja administrative

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.