Për dhënien e lejes së hyrjes dhe të qëndrimit të përkohshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë të një force ushtarake turke
Ligji nr. 10282, datë 24 maj 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10282
- Data e miratimit
- 24 maj 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 67, 31 maj 2010
- Hyn në fuqi
- 15 qershor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 67, datë 2010-05-31
LIGJ
Nr.10 282, datë 24.5.2010
PËR DHËNIEN E LEJES SË HYRJES DHE TË QËNDRIMIT TË PËRKOHSHËM NË
TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË NJË FORCE USHTARAKE
TURKE
Në mbështetje të neneve 12 pika 3, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Lejohet hyrja dhe qëndrimi i përkohshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë i një
force ushtarake turke, e përbërë nga 1125 (një mijë e njëqind e njëzet e pesë) trupa të imbarkuar
në 5 (pesë) anije.
Neni 2
Leja e hyrjes dhe e qëndrimit të përkohshëm të kësaj force ushtarake turke jepet për
periudhën 22 qershor 2010 deri më 25 qershor 2010.
Neni 3
Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij ligji.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6594, datë 31.5.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.