Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar

Ligji nr. 10286, datë 3 qershor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10286
Data e miratimit
3 qershor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 79, 2 korrik 2010
Hyn në fuqi
17 korrik 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2010-07-02

LIGJ

Nr.10 286, datë 3.6.2010

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8976, DATË 12.12.2002 “PËR AKCIZAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 “Për akcizat”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 19 pika 2 bëhen këto ndryshime:

1. Shkronja “d” ndryshohet si më poshtë:

“d) për lëndën djegëse të konsumuar në serat me ngrohje, në industrinë e riciklimit, për prodhimin e produkteve industriale dhe agroindustriale, të cilat përdoren për nevoja teknologjike të prodhimit të produkteve në këta sektorë, në përputhje me sasitë e produktit final të shitur me faturë TVSH-je dhe sipas kushteve e procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave;”.

2. Pas shkronjës “d” shtohet shkronja “dh” me këtë përmbajtje:

“dh) për ambalazhet e plastikës, të qelqit dhe ato të përziera, të përdorura si lëndë e parë, industrive vendase të riciklimit të këtyre materialeve u rimbursohet 50 për qind e akcizës së paguar për këto ambalazhe, sipas sasisë, kushteve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 2

Në nenin 24 pika 2, pas shkronjës “ë” shtohet shkronja “f” me këtë përmbajtje.

“f) detyrimin e vendosjes së çmimit të shitjes me pakicë të produktit në pullën e akcizës.”.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.