PËR STANDARDIZIMIN USHTARAK NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 10341, datë 28 tetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10341
- Data e miratimit
- 28 tetor 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 159, 3 dhjetor 2010
- Hyn në fuqi
- 18 dhjetor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 159, datë 2010-12-03
LIGJ
Nr.10 341, datë 28.10.2010
PËR STANDARDIZIMIN USHTARAK NË FORCAT E ARMATOSURA
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për:
a) organizimin dhe funksionimin e sistemit të standardizimit ushtarak në Forcat e Armatosura
të Republikës së Shqipërisë;
b) përcaktimin e strukturave dhe të përgjegjësive të tyre;
c) dhënien e fuqisë autoritetit më të lartë për pranimin e marrëveshjeve të standardizimit
STANAG/AP të NATO -s dhe të standardeve për përdorim nga njësitë e Forcave të Armatosura në
fushën operacionale, materiale e administrative.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kuadrit ligjor për standardizimin ushtarak në Forcat e
Armatosura të Republikës së Shqipërisë, përfshirë procedurat e nevojshme për përzgjedhjen,
pranimin, publikimin e zbatimin e marrëveshjeve të standardizimit STANAG/A P-ve të NATO -s dhe
të standardeve civile për përdorim nga njësitë e Forcave të Armatosura.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Standardizim” është zhvillimi dhe zbatimi i koncepteve, i procedurave dhe i rregullave të
përbashkëta, me synimin për të zhvilluar e për të mbajtur kapacitetet e duhura operacionale në tri
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.