Ligj

PËR PAGESËN E DETYRIMEVE NDAJ TË TRETËVE TË NDËRMARRJEVE DHE SHA-VE NË PRONËSI TË PUSHTETIT VENDOR

Ligji nr. 10340, datë 28 tetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10340
Data e miratimit
28 tetor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 159, 3 dhjetor 2010
Hyn në fuqi
18 dhjetor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 159, datë 2010-12-03

LIGJ

Nr.10 340, datë 28.10.2010

PËR PAGESËN E DETYRIMEVE NDAJ TË TRETËVE TË NDËRMARRJEVE DHE SHA-

VE NË PRONËSI TË PUSHTETIT VENDOR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në rastet kur njësitë e qeverisjes vendore, bazuar në ligjin nr.8652, datë 31.7.2000 “Për

organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, i ofrojnë shërbimet dhe mallrat publike

nëpërmjet ndërmarrjeve publike, shoqërive aksionare ose formave të privatizimit të tyre, këto njësi

janë përgjegjëse për menaxhimin dhe për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga veprimtaria e tyre.

Neni 2

Në rastet kur ndërmarrjet publike dhe/ose SHA -të, në pronësi të pushtetit vendor, nuk

paguajnë në kohë detyrimet e tyre ndaj të tretëve, njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse për

pagimin e tyre.

Neni 3

Për rastet e përcaktuara sipas nenit 2 të këtij ligji dhe kur ndërmarrjet dhe/ose SHA -të

subvencionohen nga pushteti qendror dhe/ose vendor, Ministri i Financave, nëpërmjet strukturave të

tij, verifikon arsyet e mospagesës së detyrimit ndaj të tretëve vetëm për çështjet që lidhen me interesat

jetikë dhe bazë të komunitetit (furnizimin me ujë të pijshëm, pastrimin e mbeturinave, kanalizimet

etj.).

Kur Ministri i Financave, bazuar në verifikimin e kryer, vlerëson se përgjegjëse për detyrimin

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.